Lajme

Nafta e keqe ndotë ajrin

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 30 January 2018

Javën e fundit ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur në shkallën alarmante. Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara, shkruan Infokusi.com.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar për ndotjen e ajrit duke kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente në të kundërtën , do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritje të vdekshmërisë.

Përdorimi i naftës nga automjetet është njëri nga shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë. Arsye kryesore del të jetë cilësia e dobët e këtij produkti.

-Advertisement-

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për “Infokusin” ka folur për kontrollin që i bëhet naftës në Kosovës dhe cilësinë e tij.

Berjani ka thënë vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për kthimin e trupave inspektues në kufi është gabim sepse përmes tyre po bëhen manipulime në cilësi.

“Ka qenë kërkesë e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës që derivatet të kontrollohen në kufi, në kohën e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami me një udhëzim administrativ  që Dogana të kontrollojë cilësinë ndërsa kërkesa e Shoqatës së Naftëtarëve ka qenë që trupat inspektues të largohen sepse kjo trupë vetëm i ka lexuar letrat dhe nuk kanë bë kontroll të cilësi por kanë manipuluar me cilësi.  Me udhëzimin e ri administrativë të  ministrit, Bajram Hasani është paraparë që trupat inspektues të kthehen prapë të funksion por kjo është gabim sepse trupat duhet larguar ndërsa cilësia duhet të kontrollohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë Berjani.

Berjani duke folur për gjendjen alarmante të ajrit në Kosovë ka thënë se zgjidhja e vetme është kontrolli i cilësisë së derivateve dhe heqja e akcizës së gazit duke zëvendësuar kështu derivatet tjera.

“Kërkesa e shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka qenë që akciza e gazit në hiqet, që do të thotë së nëse gazi nuk ka akcizë qytetarët do të ishin furnizuar me 35 centë për një litër gaz ndërsa shtetet në regjion nuk kanë akcizë të gazit. E vetmja mënyrë për shpëtimin nga ndotja e ambientit është funksionimi i gazit në treg dhe kontrollimi i cilësisë së derivateve në kufi”, ka shtuar ai

I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se cilësia e derivateve në Kosovës është në nivel por pavarësisht kësaj duhet bërë kontrolle.

“Pasi nuk kemi ankesa nga qytetarët, cilësia e derivateve në Kosovë është në nivel, por duhet të kontrollohet”, ka shtuar ai.

Berjani në prononcimin dhënë Infokusit ka bërë krahasimin rezultateve të  cilësisë së derivateve në periudha të ndryshme.

“Në kohën kur në krye në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishte Mimoza Kusari-Lila cilësia e derivateve në Kosovë është kontrolluar deri 5%, në kohën e ministres, Hikmete Bajrami cilësia e naftës është kontrolluar 2-3% ndërsa ministri, Bajram Hasani ka bërë 2 aksione dhe shpresojmë që cilësia të del ashtu siç është raportuar”, ka thënë Berjani.

Ai ka folur edhe për numrin e importueseve të naftës dhe pikave të karburantit në Kosovë.

“Numri i importuesve të naftës është mbi 50 ndërsa numri i pikave të karburantit po rritet vazhdimisht. Importuesit nuk duhet larguar dhe kërkesa jonë ka qenë të mos u mohohet kërkesa për import”. /A.Ç/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera