Kupa e Italisë, Atalanta synon befasinë. Juventusi, rekordin e ri
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 30 January 2018
Këtë mesjavë luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Sot në mbrëmje, në “Atleti Azzurri d’Italia” do të luhet përballja mes Atalantës dhe Juventusit.
Zikaltrit e drejtuar nga Gasperini do të kërkojnë që të vazhdojnë të befasojnë edhe në Kupën e Italisë, pas kualifikimit në 1/16-at e finaleve të Europa League. Ndërsa Juventusi është vënë në ndjekje të një rekordi të ri, fitimin për të katërtin vit radhazi të kompeticionit.
Atalanta vjen në këtë gjysmëfinale pasi eliminoi në turin paraardhës një skuadër si Napoli, teksa e mposhti në “San Paolo” 2-1, si dhe pas fitores së pastër në fundjavë ndaj Sassuolos, me rezultatin 3-0. Bergamaskët duket se janë gati për këtë përballje të dyfishtë me torinezët, edhe pse sipas Gasperinit këta të fundit janë favoritët për të kaluar në finale.
Në krahun tjetër, te Juventusi rikthehet Gianluigi Buffon, i cili edhe pse i ka mbushur të 40 vitet, duket se nuk ka ndërmend ende të varë këpucët në gozhdë. Po kështu, trajneri Allegri do të ketë në dispozicion edhe Claudio Marchision, me mesfushorin që vuante një dëmtim në kofshën e djathtë.
Arbitri që do të vendosë drejtësinë në fushën e lojës, në këtë ndeshje, do të jetë Valeri. Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Atalantës do të luhet në “Allianz Stadium”, më 28 shkurt.
Të tjera
-
Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në in...
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...
-
“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me ...
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...