Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë?!
Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 27 January 2018
Deklaratat e dhëna sot nga ministri serb i Mbrojtjes, se serbët e veriut të Kosovës do t’i mbrojë ushtria e Serbisë, duket se i kanë ‘kushtuar’ në raport me Kosovën.
Gazeta Blic nga burime të saja brenda Qeverisë ka marrë vesh se pas këtyre deklaratave të tij, do t’i refuzohet cfarëdo vizite e tij në Kosovë.
Ndërkaq, këshilltari për media i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka theksuar për Gazeta Blic se nuk ka informacion që Vulin ka kërkuar leje për vizitë në Kosovë.
Megjithatë, ai ka theksuar se kur dikush nga politikanët serb jep deklarata të tillë, natyrisht se do t’i refuzohet leja për vizitë.
“Fillimisht nuk dua të paragjykoj sepse i njëjti formalisht ende nuk ka parashtruar kërkesë për vizitë vendit tonë. Në rrethana të ngjashme kur persona që japin deklarata që nxisin dhunë dhe konflikte sipas mendësisë së Millosheviqit, kërkojnë leje për të vizituar Kosovën, vizita do t’u refuzohet”, tha ai për Gazeta Blic.
Sipas tij, Kosova është shtet sovran dhe rregullat e shtetit janë të obliguara t’i respektojne të gjithë.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili tha se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim. Gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe Eulex-I”, ka shkruar Hoxhaj.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...