Kryetrajneri që shkruajti historinë me Vllazninë e Pozheranit nuk u shpërblye në mesin e më të mirëve në Viti
Autori: Gazeta inFokus
17:42 | 27 January 2018
Vllaznia e Pozharanit, nga komuna e Vitisë është shpërblyer si klubi më i mirë në këtë komunë. Ekipi pozharanas që garon në Superligën e Kosovës këtë shpërblim e mori për vitin 2017, vit në të cilin ekipi kuq e gjelbër nga Pozharani pas ndeshjes së barazhit, në fitoren historike ndaj Ferizajt u inkuadrua në Superligën e Kosovës në Futboll.
Gjithsesi se ekipi i Vllaznisë e ka merituar një shpërblim e mirënjohje të tillë, por sikur ish- kryetrajnerit të saj, Sallah Sherifi iu hy në hak, ngase ai nuk u gjet në mesin e një mori të shpërblyerve.
Sukseset e Vllaznisë në vitin 2017 I takojnë lojtarëve që derdhën mund e djersë në fushë, i takojnë edhe kryesisë që nuk kurseu mund për angazhim dhe dha mjete të veta e të donatorëve që të arrihet deri te suksesi, por një meritë të pamohueshme e pati edhe shtabi teknik dhe sidomos kryetrajneri Sallah Sherifi, falë strategjisë të të cilit u arrit suksesi historik.
Sallah Sherifi, që kishte marrë ekipin në një moment delikat, ia doli që t’a mobilizojë atë dhe me një seri të shkëlqyeshme të rezultateve, Vllaznia u radhit ndër ekipe që siguruan barazhin dhe pikërisht në këtë ndeshje jetike ishte strategjia e Sherifit që bëri që të fitohet ndeshja historike.
Kur u arrit Superliga, gjërat ndodhën ndryshe dhe Vllaznia e Sherifi ndanë rrugët, por shtrohet pyetja se si atyre që udhëheqin sportin, apo edhe vendosin për më të mirët, nuk u shkoi ndërmend që në mesin e të shpërblyerve të jetë edhe Sallah Sherifi, kontributi i të cilit është i pamohueshëm.
Sallah Sherifi, një punëtor i palodhshëm, njeri që e do futbollin dhe jeton për të, me dhjeta e herë e ka dëshmuar se në momentet me të vështira ka guximin që të drejtojë ekipin, këtë e pati dëshmuar edhe me Gjilanin e dëshmoi edhe me Vllazninë e Pozharanit e do t’a dëshmojë edhe me Vitinë që e udhëheq tani, andaj për të është dashur që të ketë vend në mesin e laureatëve, ngase Sherifi e ka merituar një gjë të tillë dhe që askujt të mos i hyhet në hak për punën që e ka bërë.
Duke qenë sportist i vërtetë, Sherifi gjithnjë secilin vendim e ka pranuar me urti edhe atëherë kur ato nuk ishin në favor të tij, por konsiderojmë se kësaj radhe atij iu hy në hak, ngase se e meritoi apo jo që të jetë në mesin e të shpërblyerve më së miri e dijnë adhuruesit e Vllaznisë së Pozharanit dhe vetëm duhet kthyer kujtesën historike parë një gjysmësezoni, kur çdo pozharanas, vitias dhe anamoravas është ndier krenarë me suksesin e Vllaznisë.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
































