Lajme

Murati e quan skandaloz diskutimin në Kuvend për gjuajtjen me armë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 26 January 2018

Për kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, veç fakti që ka ardhur puna me diskutu në Kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze.

“Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit”, ka thënë Murati.

“Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat”, ka thënë më tej ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera