Lajme

Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Kosovës , Shqipërisë dhe Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 24 January 2018

Ministri i Diasporës i Maqedonisë,Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe ministri i Diasporës i Kosovës, Dardan Gashi – zhvilluan një takim trepalësh në Ohër.

Ata vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

-Advertisement-

Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera