Veseli: Sektori i teknologjisë informative do të mbështetet edhe më shumë
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 24 January 2018
Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë informative, e cila këtë vit ka trajtuar temën “Sulmet kibernetike dhe privatësia”.
Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka rini të talentuar me ide inovative, e cila do të mbështetet për të shfrytëzuar sektorin e teknologjisë informative, si mundësi e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha ai.
Veseli theksoi se në fushën e teknologjisë informative, janë aktivizuar shumë djem e vajza të talentuar dhe institucionet e Kosovës, siç tha kryeparlamentari Veseli, do tu ndihmojnë edhe më shumë për zhvillimin e këtij sektori.
“Gjatë turit tim të dëgjimit kam takuar djem e vajza shumë të talentuar në këtë fushë. Kam vizituar kompani të ndryshme shumë të suksesshme të teknologjisë dhe jam fascinuar me dijen dhe suksesin e tyre. Duke parë këtë, ka qenë insistim i imi që të themelojmë Ministrinë e Inovacionit. Ky dikaster ju dedikohet vetëm juve dhe përmes buxhetit të saj ju do të mbështeteni për të realizuar idetë e juaja. Por kjo nuk do të jetë e vetmja formë e mbështetjes. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha këto iniciativa tuajat edhe në forma të ndryshme, që përfshijnë sa më shumë të rinj të vendit tonë, e që janë me interes të veçantë për vendin tonë”, tha Veseli.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, shefi i parlamentit ka folur edhe për sigurinë kibernetike. “Industria kibernetike mbetet jashtëzakonisht e fokusuar në konfidencialitet. Thelbësore është siguria, jo vetëm personale por edhe institucionale dhe shtetërore”, shtoi ai,
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...