Hoxha: Strategjitë për integrimin e Ballkanit ku nuk përfshihet Kosova nuk janë të plota
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 24 Janar 2018
Ministrja Hoxha, në takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Z. Didier Chabert, ka theksuar se çfarëdo strategjie, që bën fjalë për integrimin e Ballkanit perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot, Ambasadorin e Francës në Kosovë, Z. Didier Chabert, me ç’rast diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, me theks procesin integrues.
“Obligimet tona janë të qarta. Me përkushtim jemi duke u marrë me to. Jemi të bindur se shteti ynë, duhet të rikonfirmohet si pjesë e agjendave integruese, edhe me Strategjinë për zgjerim, që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti, Kosova duhet t’i ketë edhe përcaktimet edhe përkufizimet e qarta. Kosova me vendosmëri është duke realizuar MSA-në, andaj, konsideroj se çfarëdo strategjie për integrimin e Ballkanit perëndimor, pa Kosovën, nuk do të jetë e plotë”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ambasadori Chabert theksoi rëndësinë e MSA-së, luftimin e korrupsionit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Republikës së Kosovës.
“Franca qëndron pranë jush, ashtu siç ishte në fazat më të vështira të historisë suaj të re. Kosovën e shohim si pjesë të agjendës integruese dhe pjesë të pandashme të strategjisë integruese për Ballkanin perëndimor. Kosova ka ende punë për të bërë por në këtë proces, nuk do të jetë e vetmuar”, theksoi ambasadori Chabert, duke çmuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve në procesin integrues.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
































