Haradinaj: Ligji për Obiliqin i domosdoshëm për zhvillim ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 22 January 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Obiliqit, me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, me bashkëpunëtorë, nga të cilët është njoftuar me punën dhe angazhimet që ka Komuna e Obiliqit.
Pas takimit me kryetarin Gashi, kryeministri Haradinaj zhvilloi një bashkëbisedim me asamblistët, të cilëve u tha se qeveria do ta ketë një vëmendje të veçantë për këtë komunë. Poashtu, kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim edhe me personalitete të ndryshme të kësaj komune.
Kryeministri Haradinaj tha se është biseduar për veprimet që duhet të ndërmerren për implementimin e Ligjin për Obiliqin, për zhvillimet në KEK dhe çështjet që kanë të bëjnë me koogjenerimin në të ardhmen.
Në takim është biseduar për transparencën e qeverisjes lokale, gjendjen në shëndetësi, sport, kategoritë e lirisë, pronat që janë me interes për Komunën, por edhe për testin PISA, me ç’rast kryeministri Haradinaj kërkoi një angazhim të shtuar të drejtorisë komunale dhe drejtorëve të shkollave që ky test të dal sa më mirë.
“Qeveria nacionale e ka një vëmendje ndaj Obiliqit, do ta rritë atë në vazhdimësi, veçanërisht nga momenti kur Ligji për Obiliqin zbatohet do të krijohen edhe disa parametra të ri buxhetor për Obiliqin”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se pret që deri në fund të këtij viti në Obiliq të mos flitet për të papunët.
Po ashtu kryeministri Haradinaj tha se vuajtjet e banorëve të Obiliqit do të përmbyllen me fitore dhe kjo komunë tani e tutje do të shihet si qendër e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, theksoi dy çështje që janë të rëndësishme për këtë komunë, e para që objekti i kulturës i cili është pronë e KEK-ut, të hiqet dhe të shndërrohet në park të qytetit dhe e dyta për çështjen e koogjenerimit në të cilën do të kyçet edhe komuna e Obiliqit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ky takim është në vazhdën e takimeve të rregullta me qeverinë për koordinimin e veprimeve të përbashkëta për projektet madhore.
“Komuna jonë e ka një Ligj i cili do ta trajtoj në mënyrë të veçantë komunën dhe besoj se shumë shpejt ky ligj të filloj të implementohet”, tha kryetari Gashi.
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...