Lajme

Lushtaku vizitë në Turqi, falënderon Qeverinë turke për mbështetje dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 22 January 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vizituar sot drejtorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), Hasan Burak Ceran, shkruan Infokusi.com.

Lushtaku përmes një postimi në “facebook” ka bërë të ditur për viziten duke shkruar se ka falendëruar Ceranin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Ai gjithashtu ka falënderuar Qeverine turke për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Turqi, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

“Edhe ky takim është një rikonfrimim i raporteve vëllazërore e kulturore mes dy popujve tanë. Turqia ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera Lushtaku.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Lushtakut bërë në “facebook”:/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera