Lifestyle

Mjalti – produkti magjik i bukurisë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 22 January 2018

Luftoni aknet – Lërjani mjaltit të sulmojë bakterin që shkakton shfaqjen e puçrrave dhe akneve në fytyrë, ndërkohë që zbusni edhe lëkurën. Hidhni pak mjaltë në pambuk dhe vendoseni tek pjesët ku keni puçrra. Lëreni për rreth 15-20 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të vakët, transmeton Klan Kosova.

Eliminoni rrathët e errët poshtë syve – Një lugë mjaltë do t’ju ndihmojë të zbehni rrathët e errët dhe ënjtet përreth syve. Përzieni në sasi të barabartë mjaltë dhe vaj bajamesh, më pas e aplikoni si krem për sy përpara se të flini; e lani fytyrën në mëngjes.

Zbehni rrudhat – Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me gjysmë avokado të copëtuar. E përhapni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni për rreth 15-20 minuta, më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët, shkruan Shëndeti,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera