Rryma e “Kosovës së Re” 4 miliardë më e shtrenjtë se e KEK-ut
Autori: Zekirja Shabani
11:34 | 22 January 2018
Një megavat rrymë e prodhuar nga Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht shitet me 28 euro. E njëjta sasi e energjisë, e prodhuar nga “Kosova e Re” do të kushtojë deri në 80 euro.
Çdo orë termocentrali i ri në pronësi të kompanisë amerikane “Contour Global” do të prodhoi nga 450 megavat energji elektrike të cilën është e obliguar ta blejë Qeveria e Kosovës për 20 vite.
Një kalkulim i thjeshtë tregon se kjo do t’i kushtoi qytetarëve më të varfër në Evropë hiq më pakë se 6.2 miliardë euro, apo rreth 4 miliardë euro më shumë se që kushton energjia e prodhuar nga KEK.
Kjo sipas njohësve të ekonomisë mund t’i rris deri në 81 për qind tarifat e energjisë elektrike, në skenarin e supozuar të zbatimit të marrëveshjes pikë për pikë në obligimet që ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj investitorit.
“Obligimi më i madh është blerja e tërësishme e energjisë elektrike që prodhon termocentrali”, shpalosë detajet e kontratës e Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për Termocentralin Kosova e Re, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ky obligim për 20 vitet e ardhshme bazuar në detajet e kontratës është multimiliardësh.
Gazeta Fjala dhe Infokusi, kanë kalkuluar çmimin e shitjes së energjisë elektrike nga KEK dhe çmimin që i është garantuar kompanisë amerikane.
Diferenca është rreth 4 miliardë euro nëse merret për bazë kapaciteti maksimal prej 450 Megavat orë energji, me të cilin do të prodhoi “Kosova e Re”.
KEK për 450 mgwh i merr 9 milionë euro në muaj nga KEDS, të cilit është i obliguar t’ia shesë energjinë elektrike me çmimin minimal.
Ndërsa sasia e njëjtë e energjisë që do ta prodhoj Kosova e Re do të kushtoi 25.9 milionë euro në muaj.
Kjo pasi çmimi i energjisë elektrike i KEK është 28 euro megavati ndërsa kompanisë “Contour Global” i është garantuar çmimi prej 80 euro për megavat.
Diferenca mujore del të jetë 16.9 milionë euro, ndërsa për vit shuma është marramendëse.
Me të njëjtën formë nëse krahasohet prodhimi vjetor i të njëjtës sasi të energjisë së prodhuar, KEK do të fitoi 108 milionë euro nga shitja, ndërsa Contour 311.4 milionë euro në vit.
Për njëzet vitet e ardhshme energjia e prodhuar nga KEK, në këtë sasi do të kushtoi 2.160 miliard euro për dallim nga Kosova e Re, energjinë e së cilës domosdo duhet ta blejë Qeveria e Kosovës me çmim prej 6.22 miliardë euro, shkruan Gazeta Fjala dhe Infokusi.
Lluka: Mund të tërhiqemi nga projekti
Qeveria e Kosovës nuk do të jetë bashkëfinacuese në projektin për ndërtimin e “Kosovës së Re”.
Investimet në ndërtimin e termocentralit priten të jenë afërsisht 1,3 miliard euro, prej kësaj shume 30 për qind do të financohet nga kompania amerikane ContourGlobal.
Ndërsa 70 për qind e projektit do të realizohet përmes kredisë, për të cilën ministri Lluka ka thënë se do të angazhohen të jetë sa më e lirë që të mos ndikoi në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Çmimi normalisht është vështirë të caktohet në euro por janë kushtet e kredisë që do ta përcaktojnë. 70 për qind e krejt projektit do të jetë në formë të kredisë andaj interesi i asaj kredie luan një rol të rëndësishëm në koston finale të gjenerimit të energjisë. Ne jemi duke u mundur të sigurojmë një kredi te financuar nga shtetet…të cilat kanë norma të buta të interesit apo pa interes fare”, ka thënë Lluka.
Sipas tij, kjo do ta ulë koston e gjenerimit.
Në bazë të marrëveshjes kostoja kapitale e huas është llogaritur nga 8.5 deri 9 për qind. Nëse tejkalohet kjo Qeveria do të tërhiqet nga projekti.
“Çdo gjë që është nën 9 për qind do të ndikoj pozitivisht në koston e gjenerimit, mirëpo në situatat më ekstreme është vendosur një çmim tavan që nuk mund të shkoj kosto mbi ata dhe nëse shkon mbi atë ne jemi të lirë të largohemi nga ky projekt, normalisht para fillimit të investimeve pasi ne e marrim vesh koston reale pas procesit te tenderimit”, ka treguar Lluka.
Por, edhe nëse vazhdon të ndërtohet ky termocentral, garancioni për blerjen e energjisë elektrike gjatë 20 viteve të ardhshme po shihet si i dëmshëm për vendin nga njohës të ekonomisë.
Në një postim në Facebook, Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, ka thënë se prej shumë të këqijave të kësaj kontrate, më e keqja është garanca për blerjen e rrymës për 20 vjet.
“Kësisoj, si konsumatorë, edhe nëse nuk kemi nevojë me u furnizu nga TC Kosova e Re, prapë e paguajmë energjinë përmes taksave”, ka shkruar Demi.
Murati: Tarifat e energjisë mund të rriten deri në 81 për qind
Hekuran Murati, njohës i ekonomisë, në një analizë të botuar në Express, ka shpjeguar në detaje rreziqet që i kanosen Kosovës nga kontrata për Termocentralin Kosova e Re.
Sipas tij, ministri Lluka I është referuar çmimit prej 80 euro/MWh si çmim tavan, “kjo gjë fatkeqësisht nuk është e saktë”.
“Në fakt, nëse Contour Global arrin të prodhojë energji elektrike më shumë sesa sasia e pritur, atëherë për çdo MWh shtesë të prodhuar, kompania merr bonus prej 20% mbi çmimin e synuar (Schedule 1, paragrafi 2.3.1.) – dhe kësisoj çmimi shumë lehtë arrin në 96 euro/MWh.
Bazuar në shifrat më lartë, kostoja vjetore për konsumatorët e energjisë elektrike vetëm nga ky termocentral do të jetë së paku 240 milionë euro nëse ai operon me 75% kapacitet (rreth 3 GWh), e mund të arrijë deri në 340 milionë euro nëse operon me kapacitet të plotë (rreth 4 GWh, nga të cilat 1 GWh llogaritet me bonus prej 20%). Me fjalë tjera, për periudhën prej 20 vitesh populli kosovar do të paguajë 5-7 miliardë euro për këtë marrëveshje”, ka shkruar Murati.
Ai shpjegon se nëse këto shifra përkthehen në tarifat e konsumatorëve, pra shuma prej 240-30 milionë euro i shtohet faturimit ekzistues (me përjashtim të “TC Kosova A”), atëherë mund të flasim për një rritje prej 46%-81% nga niveli aktual i tarifave, varësisht prej kompozimit të burimeve nga “TC Kosova B” dhe “TC Kosova e Re”.
Sipas marrëveshjes, Murati tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës detyrohet që të themelojë një kompani publike, New Kosovo Electricity Company” (NKEC), e cila do të shërbejë si ndërmjetësues ndërmjet Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut energjetik në Kosovë.
“Me fjalë tjera, NKEC do të ketë për detyrë të blejë tërë kapacitetin prodhues të termocentralit të ri, pati apo s’pati nevojë tregu i Kosovës. Atë energji pastaj NKEC do të kthehet e t’ia shesë KEDS-it apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja, dhe kështu shteti e merr përsipër humbjen, ndërsa Contour Global-i e ka të siguruar fitimin”. /Gazeta Fjala dhe Infokusi/ .

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...





























