Sport

Ylli i Kosovës kërkohet nga skuadra e madhe italiane

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 17 January 2018

Hekuran Kryeziu mund ta vazhdojë karrierën në futbollin italian, përcjellë zeri.info.

Mesfushori kosovar e kaloi një vit fantastik me Luzernin dhe paraqitjet e tij pozitive janë vërejtur nga klubet e njohura evropiane.

Sipas medieve italiane, respektivisht “Sky Sport”, përfaqësuesin kosovar e do Sampdoria.

-Advertisement-

Klubi nga Genova është në garë për një vend që çon në Evropë dhe i ka vënë sytë kah Zvicra, ku e kërkon Kryeziun.

Mesfushorit defanziv i skadon kontrata me klubin zviceran gjatë verës dhe Sampdoria synon ta marrë atë pa para sepse në janar do t’i duhej të paguajë për të.

Kryeziu gjithashtu është lider dhe futbollist mjaft i rëndësishëm te Përfaqësuesja e Kosovës.

Related image

Sampdoria nuk është skuadra e vetme italiane që ia ka vënë syrin Kryeziut.

Futbollisti i lindur në vitin 1993 pëlqehet edhe nga Lazio dhe në këtë drejtim është duke punuar drejtori sportiv i këtij klubi, Igli Tare.

Sidoqoftë, pas eksperiencës në futbollin zviceran është koha e duhur që Kryeziu ta bëjë hapin e radhës në karrierë. Ai është gati!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera