Sport

Mourinho: Manchester United po “identifikohet” me Paul Pogban

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 16 January 2018

Pogba krijoi dy gola, duke ia lehtësuar fitoren 3-0 Manchester United ndaj Stoke City në “Old Trafford”, në Premier League, të hënën. Francezi ndërkombëtar, 24 vjeç, kanë gëzuar një sezon të shkëlqyer, duke siguruar nëntë asiste dhe shënuar tre gola në 13 ndeshjet e luajtura në Premier League. Mourinho ishte plot falënderim për mesfushorin dhe tha se Manchester United mund të bëhet ekipi i Pogba.

“Ai ishte duke e qarkulluar topin fantastikisht mirë, me pasime të gjata, duke ndryshuar drejtimin dhe duke krijuar probleme për kundërshtarin, – tha portugezi. – Pogba kishte një ditë të shkëlqyer dhe, nëse do të kishte shënuar nga goditja e lirë në fundin e lojës, do të ishte me të vërtetë një shpërblim për të. Unë mendoj se është i lumtur me mënyrën se si po luan ekipi. Ai është i lumtur, sepse ekipi po ndryshon profilin dhe profili po shkon më shumë në drejtimin e tij”. Pasi Pogba ndihmoi Antonio Valencian dhe Anthony Martial, Romelu Lukaku vulosi fitoren e Manchester United dhe i zhvendosi “Djajtë e Kuq” 12 pikë prapa liderëve të Manchester City.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera