Sport

Ryan Giggs, trajner i Uellsit për 4 vitet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 15 January 2018

Ryan Giggs është emëruar në postin e trajnerit të Uellsit, për 4 vitet e ardhshme. Ish-anësori i Manchester United, 44-vjeçari Giggs pason Chris Coleman, që u largua në muajin nëntor për të marrë drejtimin e Sunderlandit.

Ndihmësi i Coleman, Osian Roberts, ish-sulmuesi uellasian Craig Bellamy dhe Mark Bowen ishin kandidatët e tjerë për të marrë drejtimin e kombëtares uellsiane.

Giggs ka qenë objektiv prej një kohe të gjatë i Federatës uellsiane të Futbollit (FAW) dhe ishte pretendenti kryesor për postin pas largimit të Colemanit, pasi Uellsi dështoi të kualifikohej në Botërorin e këtij viti në Rusi.

-Advertisement-

Federata uellsiane e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa Giggs, përmes një deklarate tha se “ishte shumë krenar që iu dha mundësia të drejtonte ekipin kombëtar të Uellsit”.

“Sfidat që kemi përpara në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset për Euro 2020 më ngacmojnë jashtë mase dhe përbëjnë realisht një bast të vështirë. Mezi pres të filloj punën me lojtarët, për t’u përgatitur për ndeshjet që do të zhvillojmë më vonë gjatë këtij viti”, tha Giggs.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera