Ismet Beqiri: Votojmë demrakcionin, s’përkrahim zhbërjen e Speciales
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 14 January 2018
LDK nuk e ka ndryshuar qëndrimin për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe as për Gjykatën Speciale.
Deputetët e partisë së Isa Mustafës janë pro marrëveshjes me malazezët. Por, do të votojnë kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale.
Këto dy qëndrime i ka bërë të ditura Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka dhënë një deklaratë për dy nga çështjet kryesore që e presin Kuvendin e Kosovës, ai thotë se asnjë deputetë i kësaj partie nuk e përkrah shfuqizimin e Gjykatës Speciale përderisa shprehet pro votimit të demarkacionit.
Deputetët e LDK-së nuk do të të jenë pro iniciativës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët më 26 dhjetor tentuan të shfuqizojnë Specialen.
Për këtë dolën kundër ndërkombëtarët, madje ata thanë se ajo ishte nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta.
“Ne nuk e përkrahim një shfuqizim të tillë, cilido që thotë diçka tjetër,thjeshtë spekulon dhe fol të pavërteta,asnjë deputet i LDK-së nuk e përkrahë këtë shfuqizim të Gjykatës Speciale”, ka thënë për indeksonline Beqiri.
Por, ai thotë se janë për të votuar çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
“Jemi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Ismet Beqiri.
Qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, lidhur me çështjen e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë së Kosovës, të cilën e udhëheqë kryeministri Ramush Haradinaj. Njëra nga arsyet kryesore të rrëzimit të “Qeverisë Mustafa” ishte pikërisht kjo çështje.
Pasi tema më e përfolur në politikë mbetet demarkacioni, ish kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se ka dështuar komisioni shtetëror për demarkacionin, pasi ata nuk do të mund të gjejnë asnjë argument për kufirin./Gazeta Express
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...