Lajme

Kinë, fundoset naftëmbajtësja, rrezikohet katastrofë mjedisore

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 14 January 2018

Një naftëmbajtëse iraniane që kishte marrë zjarr pas përplasjes, para tetë ditësh, me një anije kineze në brigjet e Kinës u mbulua krejtësisht nga flakët para se të fundosej, sipas medias kineze.

Një përgjegjës iranian deklaroi se nuk kishte më shpresë për të gjetur të mbijetuar mes 32 anëtarëve të ekuipazhit.Anija “Sanchi”, që transportonte 136 000 tonë hidrokarbure të lehta, kishte marrë zjarr menjëherë pas përplasjes më 6 janar me një anije tregtare kineze.

Autoritetet kineze deri tani kanë minimizuar rreziqet e një katastrofe mjedisore madhore pas këtij aksideti që ka ndodhur rreth 300 kilometra në lindje të qytetit kinez të Shanghait.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera