Trump ka dështuar në prishjen e marrëveshjes bërthamore
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 14 January 2018
Presidenti Iranian, Hassan Rohani ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump “ka dështuar në prishjen e marrëveshjes bërthamore” të Teheranit me fuqitë botërore, derisa e ka përshëndetur marrëveshjen si “fitore të qëndrueshme” për Iranin.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror, ai ka thënë se, “Trump pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme, ka dështuar në prishjen e marrëveshjes”.Me këtë rast ai i është referuar marrëveshjes së vitit 2015 që Irani ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.
Trump ka thënë më 12 janar se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga marrëveshja në rast se shtetet europiane që kanë e kanë nënshkruar atë, nuk i rregullojnë “të metat e tmerrshme” të kësaj marrëveshje.Vendet e tjera që janë pjesë e kësaj marrëveshje, i kanë bërë thirrje SHBA-së, t’i përmbahet paktit.
Me anë të një deklarate, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “respekt të duhur” për marrëveshjen bërthamore.Teherani ka thënë se kundërshton çdo modifikim të marrëveshjes së vitit 2015, në të cilën kërkohet frenimi i aktiviteteve bërthamore të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Trump ka thënë më 12 janar se do të vazhdojë lehtësimin e sanksioneve, mirëpo ka dhënë afat 120 ditë për t’u bërë ndryshime, ose SHBA-ja do të heqë dorë nga ajo, njofton Radio Europa e Lirë.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një bisede telefonike, i ka thënë gjatë ditës së djeshme Macronit se Evropa duhet të jetë “e mençur” në ndryshimin e marrëveshjes nukleare, pasi sipas tij do të rriteshin mundësitë që të ajo të mbetej në zbatim.
Sipas deklaratës së publikuar nga zyra e Netaynahut, lideri izraelit, i ka thënë po ashtu presidentit francez, Macron, se “deklaratat e Trumpit duhet të merren seriozisht dhe kushdo që dëshiron të ketë marrëveshje bërthamore duhet të jetë aq i mençur dhe ta rregullojë atë”.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...































