Iran: Garda thotë se protestat anti-qeveri kanë pësuar disfatë
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 07 January 2018
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) thotë se protestave anti-qeveri, për të cilat fajësohen nxitësit e jashtëm, u është shkaktuar “disfatë”.
Në kumtesën e së dielës, kjo gardë tha se “populli revolucionar i Iranit së bashku me dhjetëra mijëra forca ushtarake, policia dhe Ministria e inteligjencës, e kanë thyer zinxhirin e trazirave të krijuara… nga Shtetet e Bashkuara, Britania”, Arabia Saudite, militantët dhe monarkistët.
Ky njoftim është publikuar pasi Parlamenti i Iranit e ka mbajtur një seancë të mbyllur për diskutimin e protestave anti-qeveri, që e kanë përfshirë këtë vend për më tepër se një javë.
Seanca parlamentare është thirrur nga grupi reformist i ligjvënësve, të cilët u kanë bërë pyetje zyrtarëve të sigurisë dhe të inteligjencës për shkaqet e revoltës, për të cilën Qeveria iraniane, po ashtu, i ka fajësuar të jashtmit.Faqja në Internet e Parlamentit të Iranit ka raportuar se ligjvënësit u kanë bërë pyetje ministrit të Brendshëm, Abdolrahmani Fazli, ministrit të inteligjencës, Mahmoud Alavi, dhe zyrtarit të lartë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani.
Disa ligjvënës kanë shprehur shqetësim për kontrollin e internetit, që ishte zbatuar në mes të trazirave, përfshirë ndalesën e aplikacionit më të popullarizuar në Iran, Telegram, për të cilin zyrtarët iranianë kanë thënë se ishte shfrytëzuar për nxitjen e dhunës.
“Parlamenti nuk është në favor të mbajtjes së filtrimit të Telegramit, por duhet të përkushtohet se nuk do të përdoret si mjet nga armiqtë e popullit iranian”, tha zëdhënësi parlamentar, Behrouz Nemati.Pothuajse, një e treta e popullatës 80 milionëshe në Iran, e shfrytëzon aplikacionin Telegram si burim kryesor të lajmeve dhe si mënyrë për t’i anashkaluar mediet shtetërore, që në shkallë të lartë janë të kufizuara.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shprehur mbështetje për protestuesit, por i kanë hedhur poshtë akuzat për nxitjen e tyre.Mediet shtetërore iraniane të dielën kanë transmetuar pamje direkte të ditës së pestë të tubimeve në mbështetje të Qeverisë, që janë organizuar nga autoritetet.Mediet shtetërore nuk raportojnë për protestat anti-qeveri.
Por, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, ka marrë raporte të besueshme se protestat kanë vazhduar të shtunës në së paku nëntë qytete në Iran, përfshirë kryeqytetin Teheran, ku pamjet në mediet sociale tregojnë tubime, me gjithë praninë e madhe të forcave policore.
Radio Farda që vepron në kuadër të Radios Evropa e Lirë, ka marrë raporte të besueshme nga burimet në Iran, për demonstratat gjatë natës, kundër sundimit të klerikëve në këtë vend, në qytetet Takestan, Arak, Masjed Soleiman, Mashhad, Qazvin, Rasht, Lahijan dhe Khomein, që është qyteti i lindjes së Ajatollah Ruhollah Khomeini, themelues i Republikës Islamike të Iranit.
Në protesta, në më tepër se një javë, janë vrarë 22 vetë dhe janë arrestuar më se 1,700 persona.Zyrtarë të ndryshëm iranianë kanë thënë se qindra të burgosur, përfshirë shumë studentë dhe të rinj, janë liruar, pasi disa prej tyre janë pajtuar për të nënshkruar deklaratën për të mos bërë “shkelje të re”, ka raportuar agjencia gjysmëzyrtare iraniane, ISNA.e kundërshtuar pretendimin e Qeverisë së Iranit se demonstratat e gjera ishin organizuar ose nxitur nga të jashtmit, një grup prej 16 personaliteteve të njohura reformiste në Iran, e ka publikuar një deklaratë, ku theksohet se “përkundër faktit se armiqtë e vendit gjithmonë përpiqen të krijojnë avantazh nga zhvillimet e tilla, ne duhet ta dimë se çfarëdo ndërhyrjeje e të jashtmëve nuk do të ishte e mundshme pa ekzistimin e kushteve të brendshme”.
Ata, po ashtu, thanë se pretendimi i qeverisë për përzierje të jashtme është “ofendim” për iranianët dhe çon kah “neglizhenca ndaj shkaqeve reale të protestave”.
Në këtë letër të reformistëve, po ashtu, kritikohet “ndërhyrja amerikane”, e veçanërisht presidenti, Donald Trump, për përzierje “në punët e brendshme të Iranit”.
Shumica e personave që e kanë nënshkruar këtë letër janë ish-zyrtarë ose anëtarë të dikurshëm të parlamentit, nga periudha 1997-2005, kur president ishte, Mohammad Khatami.
Emigrantët nga Irani, po ashtu, kanë organizuar shumë protesta para ambasadave iraniane në gjithë botën gjatë fundjavës, përfshirë qytetet Hagë, Berlin, Hamburg, Stokholm, Londër dhe Paris.
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...