Sport

Valverde: Dembele s’është gati të startojë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 05 January 2018

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se Ousmane Dembele, i rikthyer nga lëndimi, nuk është gati që të startojë për Barcelonën.

Dembele bëri paraqitjen e tij të parë për katalunasit pas 110 ditësh, në barazimin 1:1 të Barcelonës me Celta Vigon të enjten, në kuadër të Kupës së Mbretit.

“Dembele luajti në një pozicion dhe ishte liruar nga obligimet në mbrojtje, që ishte paksa stresuese gjatë kohës së ndeshjes”, tha Valverde.

-Advertisement-

“Kur e dimë që  kjo ishte ndeshja e parë e lojtarit pas mëse katër muajsh pa luajtur, preferova që ai të jetë në një pozitë ku mund të mësohet gradualisht me lojën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera