Lajme

Greqi, dy shqiptarë arratisen nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 January 2018

Dy shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian janë arratisur gjatë orëve të natës nga qelitë e paraburgimit në Athinë.

Sipas policisë, tre të dënuarit mundën të presin me një sharrë hekurat e katit të dytë të rajonit të shpërndarjes së të dënuarve në rrugën Kavalas dhe zbritën në oborr. Në vazhdim, dy prej tyre mundën të largohen, ndërsa i treti u kap në tentativë arratisjeje. Bëhet fjalë për shtetasin gjeorgjian, ndërsa dy shqiptarët ende nuk janë kapur, edhe pse për kapjen e tyre ka nisur një operacion masiv.

Njëri prej dy shqiptarëve është dënuar për vrasje, ndërsa tjetri për drogë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera