Rozë

Sëmuret “Rambo”, kjo është gjendja e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 03 January 2018

Aktori Sylvester Stallone është hospitalizuar pas tensionit të lartë, marramendjes dhe përshpejtimit të punës së zemrës.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin në Los Anxhelos. “Është pranuar për shkak të analizave, të cilat mjekët dëshirojnë t’i kryejnë”, tha një burim i afërt për Radar Online. “Nuk ka të bëjë me stresin. Mjekët thjesht dëshirojnë të konfirmojnë se aktori ndihet mirë”, shtoi burimi.

Ndryshe, fundi i vitit të kaluar nuk ishte aspak i lehtë për aktorin e njohur. Në fakt, ai është përmendur në raportin policor të nëntorit, në të cilin thuhet se ka dhunuar një femër në vitin 1990. Aktori ka hedhur poshtë akuzat. “Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera