Sport

Nike gabimisht përmes faqes zyrtare e konfirmon transferimin e Coutinhos në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 31 December 2017

Kompania e veshmbathjeve, Nike gabimisht e ka konfirmuar se Philippe Coutinho do të nënshkruajë për Barcelonën.

Nike dhe Rakuten kanë shpërndarë një reklamë për shitjen e fanellave, ku Philippe Coutinho është lojtar i Barcelonës.

Katalonasit gjatë verës së kaluar tentuan transferimin e brazilianit, por drejtuesit e Liverpoolit rezistuan.

-Advertisement-

Afati kalimtar hapet me një 1 janar, por Nike e ka konfirmuar se bisedimet kanë shkuar shumë më shumë se sa ishte paraparë.

“Aty ku ndodh magjia. Coutinho është tashmë i përgatitur të impresionojë në Camp Nou. Merreni fanellën e Barcelonës 2017/18 me emrin e magjikut. Personalizojnei gratis deri me 6 janar”, shkruhet në faqen e Nike.

Ky njoftim u lëshua në 34 gjuhë dhe mundësi për të qenë faqja e hakuar është e vogël.

Ky postim qëndroi vetëm për disa minuta dhe më pas u fshi, por shumë njerëz ia kishin bërë screenshot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera