Lajme

​Erdogan më 5 janar viziton Francën

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 30 December 2017

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se do të vizitojë të premten, më 5 janar, Francën për bisedime rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Parisit dhe Ankarasë.

“Të premten do të vizitoj Francën. Ne do të diskutojmë rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Turqisë”, deklaroi kreu i Shtetit gjatë një fjalimi transmetuar në televizion të mbajtur para anëtarëve të partisë së tij në Sinop (veri të Turqisë).

Kjo është vizita e parë e presidentit turk në Francë prej grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016 dhe zgjedhjes së Emmanuel Macron në krye të presidencës në majin e 2017, por dy politikanët kanë patur rastin të takohen gjatë samiteve ndërkombëtare.

-Advertisement-

Erdogan përmendi mundësinë e një vizite të këtij niveli disa ditë më parë, duke përshëndetur kryesisht Parisin që nuk e braktisi Turqinë për çështjen e Jerusalemit, ndërsa Ankaraja e dënoi vendimin amerikan për njohjen e këtij qyteti si kryeqytetin e Izraelit.

Njoftimi i kësaj vizite vjen ndërsa Turqia në 2017 përjetoi pothuajse ndërprerjen e negociatave afatgjata për anëtarësimin e saj në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera