Sport

Njihuni me talentin kosovar të Milanit

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 30 December 2017

Ismet dhe Leonard Sinani janë dy talentët kosovarë që po fitojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe në futbollin italian.

Ismeti është pjesë e ekipit të të rinjve të Milanit kurse Leonardi është në fazën kur do të vendos nëse do të shkojë hapave të vëllait të madh apo të zgjedh një tjetër skuadër të madhe evropiane.

Ismet Sinani është pjesë e akademisë së gjigantit italian, Milanit, nga viti 2013. Në një intervistë për Sportin në KTV, Sinani tregon se si filloi të merret me futboll dhe momentin kur “rossonerët” i bën ofertë t’iu bashkohet.

-Advertisement-

18-vjeçari flet edhe për këtë edicion, kohën kur punoi me trajnerin aktual të Milanit, Gattuson dhe për disa prej lojtarëve të ekipit të parë me të cilët ka raporte shumë të mira, si Cutrone e Donnarumma.

Ëndrra e Ismet Sinanit është të luajë me ekipin e parë të Milanit derisa shprehet i hapur edhe për Kosovën.

“Kur kam qenë shumë i ri, përfaqësuesit e Milanit kanë ardhur në shtëpinë time dhe më kanë kërkuar që t’iu bashkohem atyre. Që nga atëherë jam duke punuar shumë që një ditë të luajë në ekipin e parë”, tha ai.

“Gattuso? Kam luajtur nën urdhëratë e tij, është trajner i madh dhe ka për qëllim gjithmonë t’i përmirësojë lojtarët e tij”.

Kam marrëdhënie shumë të mira me Cutrone e Donnarumman, ndërsa natyrisht se e njoh edhe Locatellin nga akademia. Ndonjëherë rrimë në Milanello dhe bisedojmë për shumë gjëra, ku shakatë nuk mungojnë”, shtoi ai.

ISMET SINANI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera