Sport

Xavi zbulon se cili lojtar është Messi i Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 29 December 2017

Mesfushori spanjoll sheh shumë ngjashmëri mes Barcelonës dhe Manchester Cityt. Xavi Hernandez mendon se Pep Guardiola ka futur ADN-në e Barcelonës në skuadrën e Manchester Cityt dhe se Kevin De Bruyne luan rolin e Lionel Messit në këtë skuadër.

Ndonëse në sezonin e tij të parë me Cityn, Guardiola nuk arriti të fitonte asnjë trofe, në këtë edicion ai është duke e udhëhequr skuadrën drejt rekordeve, ku City është në seri prej 18 fitoresh rresht në Premier Ligë dhe ka avantazh prej 15 pikësh ndaj ndjekësit të parë, Manchester United.

“Skuadrat e Pep luajnë dhe fitojnë si ekip, por edhe klubet më speciale kanë nevojë për një lojtar që është special”, ka thënë Xavi për The Mirror.

-Advertisement-

“Në Barcelonë ne kishim Messin, kurse tani te City, ai ka De Bruynen”.

“Çdoherë që ai merr topin, të jep ndjesinë se do të bëjë diçka speciale”, ka theksuar Xavi.

Sipas spanjollit, City është edhe një prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera