Sport

Përforcimi i mundshëm në Përfaqësuesen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 28 December 2017
Jetmir Krasniqi, aktualisht futbollist FC Chiasso, në ligën e parë të shtetit helvet.

Ashtu sikurse një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, që po bëjnë bujë në futbollin zvicran është edhe emri i mbrojtësit 22 vjeçar Jetmir Krasniqi, aktualisht futbollist FC Chiasso, në ligën e parë të shtetit helvet.

Korneri.net, zhvilloi një intervistë ekskluzive me ish reprezentuesin e Zvicrës U-21, i cili u rrëfye për ecurinë e karrierës së tij te skuadra aktuale e deri te Përfaqësuesja e Kosovës.

Sa jeni të kënaqur me edicionin e tanishëm te FC Chiasso?

-Advertisement-

“Te skuadra ime aktuale jam shumë i kënaqur, kemi një ekip të ri dhe mjaft kualitativ dhe po punojmë shumë të përmirësohemi në vazhdimësi”.

Sa jeni i kënaqur me performancat e personale gjatë këtij viti ?

“Jam shumë i kënaqur per momentin kam pasur performanca shumë të mira kam zhvilluar të gjitha ndeshjet deri më tani”.

Deri kur keni kontratë me FC Chiasso dhe a pritet ndo jë lëvizje në merkato ?

“Kontratë me FC Chiasso kam deri ne korrik te 2019. Kam disa oferta nga Italia dhe Zvicra, mirëpo për momentin jam shumë mirë shpresojë te kem vazhdimësi këtu ku jam”.

Keni qenë pjesë e Zvicrës në U-21, nëse një ditë të vjen ndonjë ofertë nga Përzgjedhësi i Kosovës cila do te ishte përgjigjja jote?

“Po të kem ofertë nga Përfaqësuesja e Kosovës, nuk do të mendohem dy herë dhe menjëherë do të jem aty të kontribojë për vendin tim”, përfundoi Krasniqi.

Prishtinasi në të kaluarën ishte pjesë e Lausanne – Sport, ai shihet si një mbrojtës me mjaft të ardhme në futbollin zvicran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera