Lajme

Kërkesa për shfuqizimin e Speciales, ndanë lidershipin politik

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 24 December 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim dhe dialog.

Deklarimi i tij vjen pas iniciativës së 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale.Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se gjithçka varet nga vullneti i deputetëve, kurse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk sheh arsye për zhbërjen e kësaj gjykate.Por, pas iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale, reagoi presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai në profilin e tij Tëiter shkroi se midis spekulimeve, është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset demokratike. Sipas tij, shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim dhe dialog.

-Advertisement-

Për iniciativën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme që të votohet shfuqizimi I ligjit për Gjykatë Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit.

Sipas tij, për çfarëdo varianti që vendos Kuvendi, ai do ta respektojë.Në takim me kryesinë e partisë që drejton, AAK-në, duke përsëritur se Gjykata Speciale është e padrejtë karshi Kosovës.Për këtë çështje foli të shtunën edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai përsëriti se nuk sheh arsye për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Krahas 43 nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Specialen, për këtë çështje janë mbledhur dhe mbi 15 mijë nënshkrime nga OVL e UÇK-së, të dorëzuara në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera