Lajme

AAK paralajmëron ankesë në Supremen për Istogun

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 23 December 2017

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar ankesën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me zgjedhjet për kryetar të Istogut.

Mirëpo, këtë vendim të PZAP-it e kundërshton AAK e cila në zgjedhjet lokale kandidoi me Gani Dreshajn, kundër kandidatit të LDK-së, Haki Rugova.

Pas refuzimit të ankesës, anëtari i kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj ka thënë se nuk do të heqin dorë nga rezultati në Istog.

-Advertisement-

Ai në një prononcim për Indeksonline ka shprehur habinë me vendimin që PZAP mori sot ndaj ankesës së AAK-së.

“AAK shpreh habinë me vendimin e PZAP. E papranueshme se si me aq shumë lehtësi legjitimohet shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 45 i Kushtetutës i garanton të drejtën e votës secilit qytetar të moshës 18 vjet, edhe nëse ditën e zgjedhjeve e ka arritur këtë moshë”, ka thënë Tolaj.

Sipas tij, për PZAP qytetarët që kanë plotësuar moshën 18 vjet pas datës 22 tetor nuk kanë të drejtë të votojnë, ndërsa zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut janë mbajtur më 17 dhjetor.

“Kjo është shkelje e rëndë e kushtetutës dhe AAK konfirmon që do të vazhdoj me ankesa në të gjitha shkallet e drejtësisë, deri në Gjykaten Kushtetuese dhe se votuesit e rinj që kanë votuar t’ju kthehet e drejta kushtetuese. Vendimin e PZAP, do ta kundërshtojmë përmes Gjykatës Supreme ditën e nesërme konform afateve ligjore”, ka thënë Tolaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera