Trajneri i Barçës: S’ia bëjmë korridorin e nderit Realit as askujt dhe s’presim që dikush të na e bëjë neve
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 22 December 2017
Disa ditë para El Clasico është folur shumë për mundësinë që lojtarët e Barcelonës ta formojnë korridorin e nderit për lojtarët e Real Madridit, në mënyrë që ta nderojnë fituesin e Kupës së Botës për Klube, me Cristiano Ronaldon në mesin e atyre që kishte thënë se do ta pëlqente një gjë të tillë.
Klubi katalan është kritikuar për mungesë respekti duke mos dashur ta bëjë një gjë të tillë, transmeton Express.
Por, sot, një ditë para super derbit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë në një konferencë se korridori i nderit e ka humbur rëndësinë.
“Korridori i nderit ishte diçka që bëhej vite më parë si simbol nderi, si vlerësim ndërmjet lojtarëve, atëherë kur futbolli ende nuk e kishte fituar këtë ngjyrë që po ndot gjithçka”, ka thënë Valverde.
“Ne e vlerësojmë Real Madridin dhe ia njohim të arriturat këtë vit”, shtoi ai.
“Nuk do ta bëja korridorin e nderit për askënd dhe nuk dua që dikush ta bëjë për ne”, ka insistuar ai.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...