Lajme

Konjufca: Sa do të rriten pagat kur të bëhen 200 ditë qeverisje ?

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 22 December 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glanuk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit ka komentuar ngritjen e pagave të kryeministit Haradinaj dhe kabinetit të tij qeveritar, shkruan Infokusi.com

Konjufca ka pyetur se a është kjo shpërblim për qeverisjen e tyre 100 ditore, madje ai ka vazhduar duke pyetur se sa do të rriten pagat kur kjo Qeveri do të bëjë 200 ditë qeverisje.

Duke parë shumicën e Ministrave të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, Konjufca i ka pyetur nëse ngritja e pagës I ka motivuar për të marrë pjesë në seancë pas mungesave të vazhdueshme të shumicës prej tyre, shkruan Inofkusi.com

-Advertisement-

Kujtojmë që mbrëmë është publikuar një dokument në të cilin thuhet se Kryeministri ka rritur pagën e tij dhe të tërë kabinetit të tij qeverisës.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.
Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.

Ndryshim të pagave kanë pësuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë. Vendimi për rritjen e këtyre pagave ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera