Sport

Milani thotë se forcat e errëta duan ta largojnë Bonuccin nga skuadra

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 December 2017

Milan ka pohuar se forcat e errëta janë duke tentuar ta turbullojnë Leonardo Bonuccin, duke insistuar se është normale që mbrojtësi italian të jetë në kontakt me trajnerin e Chelseat, Antonio Conten.
Tuttosport raportoi sot se Conte shpreson se do të ribashkohet me Bonuccin në Chelsea. Nuk vonoi shumë se Milani është përgjigjur në uebsajtin e saj zyrtar duke tentuar të sigurojë se Bonucci brengoset vetëm për ndeshjen e radhës të Milanit ndaj Atalantas dhe për asgjë tjetër, transmeton Express.

“Ndeshja jonë ndaj Atalantas po afrohet me shpejtësi, një ndeshje të cilës të gjithë në Milan i kushtojnë vëmendje të madhe. Kjo ndeshje është shumë më rëndësi për skuadrën dhe kapitenin, i cili vazhdon të jetë subjekt i forcave të errëta. Kontakti mes dy personave të rëndësishëm është normal”, thuhet në uebsajtin e Milanit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera