Sport

Iniesta: Coutinho do të ishte blerje e madhe

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 21 December 2017

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, shpreson se do ta mirëpresë Philippe Coutinhon në klub gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri i La Ligës pritet ta ripërtërijë interesimin për yllin e Liverpoolit, pasi oferta të shumëfishta iu refuzuan gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Express.

Edhe pse Coutinho bëri kërkesë për t’u transferuar në “Camp Nou”, skuadra angleze rezistoi fort në refuzimin e saj për ta humbur asetin e çmuar.

-Advertisement-

Ndërkohë, Iniesta nuk brengoset se do ta humbasë vendin në formacionin e parë të Barçës dhe mezi pret ta shohë 25-vjeçarin në “Camp Nou”.

“E shoh atë si lojtar të madh me shumë talent, i cili i përdor të dy këmbët, krijon gola, kombinohet mirë dhe gjen hapësirë mes mesfushës dhe sulmit. Ai është lojtar me profil të ngjashëm me tonin dhe do të ishte blerje e madhe nëse përfundimisht arrin [në skuadër]”, ka thënë Iniesta.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy