Uncategorized

El Clasico, një tjetër arsye pse duhet ta shihni ndeshjen në Bernabeu

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 20 December 2017
Janë plot 47 lojtarë të federuar nga Reali dhe Barça që vijnë nga 14 vende të ndryshme.

El Clasico është një nga eventet sportive më të ndjekur në të gjithë botën. Më shumë se 100 vende anembanë golit janë në pritje të pwrballjes më spektakolare të kampionatit spanjoll Real Madrid – Barcelona, ku në fushë do të zbresin futbollistë nga katër kontinente.

Më konkretisht, të dy gjigantët e futbollit spanjoll kanë në përbërje 38 futbollistë europianë, 7 nga Amerika e Jugut, një nga Amerika e Veriut dhe një tjetër nga Afrika.

Janë plot 47 lojtarë të federuar nga Reali dhe Barça që vijnë nga 14 vende të ndryshme.

-Advertisement-

Sigurisht që Spanja përfaqësohet me më shumë elementë, 20. Franca përfaqësohet me 6 lojtarë,

Varane, Theo, Benzema, Umtiti, Digne dhe Dembélé. Më pas vjen Brazili me nga dy përfaqësues për çdo ekip: Marcelo dhe Casemiro te “Los Blancos” dhe Paulinho e Rafinha te “Blaugranat”.

Ndjekin me nga tre Kroacia (Modric, Kovacic dhe Rakitic) dhe Portugalia (Ronaldo, Semedo dhe André Gomes). Me nga dy përfaqësues si Gjermania (Kroos dhe Ter Stegen) dhe Argjentina (Mascherano dhe Messi).

Në fund me nga një futbollist përfaqësohenTurqia (Arda Turan), Uruguaj (Luis Suárez), Kosta Rika (Keylor Navas), Maroku (Achraf), Uellsi (Bale), Belgjika (Vermaelen) dhe Holanda (Cillessen), transmeton “SuperSport”.

Reali numëron lojtarë me 9 kombësi të ndryshme, ndërsa te Barça futbollistët vijnë nga 11 vende. “Los Blancos” përfaqësojnë 4 kontinente të ndryshme, ndërsa Barçaka lojtarë vetëm nga Europa dhe Amerika e Jugut.

Në të dy ekipet ka lojtarë spanjollë, francezë, brazilianë, kroatë, portuguezë dhe gjermanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera