Sport

Inter në shitje

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 18 December 2017

Erick Thohir së shpejti do të largohet nga klubi i Interit.

Sipas “Il Corriere della Sera”, marrëdhëniet midis Suning dhe indonezianit nuk janë plotësisht harmonike. Kinezët donin të merrnin aksionet e saj për 40 milionë euro. Ai ka refuzuar, sepse kërkon gati 200 milionë euro.

Një problem tjetër për Interin, i cili në këtë periudhë ndodhet në portat e tregut të transferimeve, tashmë është gjetja e fondeve për t’i dhënë Spallettit disa përforcime. Siç ju kemi thënë, në janar dhe ndoshta në të ardhmen, rruga e vetme për Interin do të jetë vetëfinancimi. Suning është një kolos, me një fuqi ekonomike shkatërruese, por aksionet e qeverisë pengojnë daljen e kapitalit me lehtësi nga Kina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera