Lajme

Turqia liron gazetaren gjermane

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 18 December 2017

Sot gjykata turke liroi gazetaren gjerman Mesale Tolu dhe pesë persona të tjerë të dyshuar se i përkisnin një organizate terroriste, njoftojnë mediat turke.

Bashkëshorti i saj, Suat Corlu, një gazetar që ishte arrestuar më parë, u lirua muajin e kaluar.Reuters shkruan se ky rast shtoi tensionet në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë, e cila kërkoi lirimin e gazetares.

Turqia ka kritikuar Berlinin për mos dorëzimin e personave të akuzuar për përfshirje në grusht-shtetin e vitit të kaluar.

-Advertisement-

Ankaraja ka fajësuar klerikun Fetullah Gulen se qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar. Guleni mohon çdo përfshirje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera