Ministria e Financave ka një lajm të mirë për prodhuesit vendor
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 17 December 2017
Ministria e Financave njofton të gjithë prodhuesit vendor, se janë finalizuar të gjitha procedurat ligjore për fillimin e implementimit të vendimeve për lirimin nga tatimi doganor dhe i akcizës për të gjitha subjektet e regjistruara si prodhues pranë Administratës Tatimore të Kosovës.
Prandaj, duke filluar nga data 1 janar 2018, të gjithë prodhuesit të cilët importojnë vet apo përmes kontraktorëve do të lirohen nga Tatimi doganor, për lëndën e parë, gjysmë produktin, linjat e prodhimit, pajisjet e teknologjisë informative si dhe më pas do të lirohen nga Tatimi i akcizës të gjitha produktet të cilat marrin pjesë si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit.
Gjithashtu njoftojmë bizneset prodhuese se këto janë vetëm masat e para për këta tre muaj të mandatit Qeveritar, përkatësisht mandatit të Ministrit të Financave.
Ministri i Financave Bedri Hamza, është deklaruar shumë herë publikisht se priroritet është zhvillimi i sektorit privat dhe se ky sektor do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik, ku përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të informalitetit do të kemi trajtim të barabartë për të gjitha bizneset.
Masat e ndërmarra do të ndikojnë në realizimin e të hyrave buxhetore siç është paraparë edhe në Buxhetin e vitit 2018.Gjithashtu, Ministria e Financave njofton opinionin se nuk do të ketë asnjë tatim të ri, nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, por MF-ja do të vazhdojë me masa të reja fiskale dhe lehtësuese për biznesin në fillim të vitit të ri 2018, ku janë paraparë ndryshime dhe plotësime të legjislacionit tatimor siç janë, Ligji për Procedurën dhe Administratën Tatimore, Ligji për Tatimin në Korporata, Ligji për TVSH-në, Ligji në të Ardhura Personale duke përfshirë edhe Kodin e Doganave dhe Akcizave.
Në thjeshtimin e procedurave për nxjerrjen e dokumentacionit, do të ketë shkurtim të kohës dhe procedurave burokratike të kthimit të TVSH-së, shtyrje të TVSH-së në lëndë të parë me rastin e blerjes e cila prodhohet në Kosovë, kontrolla të thjeshtësuara dhe të përbashkëta ATK – Doganë, eliminim të kontaktit fizik të inspektorëve me tatimpagues dhe do të ketë zhvillim të sistemit të TI-së për komunikim të A TK-së dhe Doganës me tatimpaguesit.
Do të ketë edhe shumë ndryshime tjera me qëllim që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.Ministria e Financave gjithashtu njofton se asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa pëlqimin e Komunitetit të Biznesit, i cili është partner në vendimmarrje së bashku me Ministrinë e Financave.

T� tjera
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...































