Hydajet Hyseni e shpall hero të dyshuarin për terrorizëm Sadri Ramabajën
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 17 December 2017
Fjalë të mëdha kryesuesi i mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV’së Hydajet Hyseni, sot ka dhënë për Sadri Ramabajën. Ky i fundit i dyshuar për terrorizëm si dhe për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të shtetit të Kosovës
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më 7 shtator të këtij viti ishte arrestuar nga ana e Policisë Shqiptare në Durrës, ku sipas kësaj të fundit, ai po tentonte të udhëtonte drejt Italisë. Ndalimin e Ramabajës në pikën kufitare të Durrësit, e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës. AI dyshohet për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të shtetit të Kosovës
Sadri Ramabaja besonte se një grup prej 10 anëtarësh do të mundë t’i vrasë 30 udhëheqës politikë në Kosovë dhe të mos zbulohen nga shteti. Ai e shihte me rrezik zgjerimin e anëtarëve të “Syrit të Popullit”. Ramabaja pretendonte se në Kosovë veprojnë 38 shërbime të huaja të spiunazhi.
Aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja dyshohet se është përfshirë grupin që plagosi Azem Vllasi dikur zyrtar i lartë, që tash ushtron profesionin e avokatit. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër.
Përfshirjen e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në planifikimin e vrasjes së “tradhtarëve”, pretendohet se e ka zbuluar Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës.
Pretendime të rënda për përfshirje në këtë komplot, që ka rezultuar me plagosjen me armë zjarri të avokatit Azem Vllasi, janë renditur në kërkesën e prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për Sadri Ramabajën.
Kësisoj, Ramabaja, i cili u arrestua para dy muajve në Durrës duke u përpjekur të ikte nga Kosova, me dokumente të bashkëpartiakut të tij, Xhevat Bislimit, tashmë ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh. Policia ka zbuluar se Ramabaja e kishte diskutuar më 11 mars 2017 planin e vrasjeve me Murat Jasharin në restorantin “Vila Panorama” në Matiçan të Prishtinës.
Prokuroria ka thënë se Sadri Ramabaja ka mbajtur kontakte me shtetasen rumune Mona Agrigoroaiei, ndaj së cilës janë zgjeruar hetimet për të njëjtat vepra penale si pjesëtare e organizatës kriminale “Syri i Popullit”.
“Më datën 11 mars 2017, Ramabaja është takuar me të pandehurin Murat Jasharin në restorantin ‘Villa Panorama’ në fshatin Matiçan. Në këtë takim janë përmendur grupe të personave prej 10 veta”, shkruan në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.
Aty saktësohet se në këtë takim, Ramabaja ka sugjeruar që grupi të mos zgjerohet me më shumë se 10 persona.
“Ramabaja i ka thënë (Murat Jasharit v.j.) ‘po të sugjeroj që mos me u zgjerua më shumë se 10 veta. Identifikimi i njerëzve është i rrezikshëm. Ti nuk mundësh më nga ky kënd, sepse në Kosovë janë 38 shërbime. Kushdo që përdor banka nuk ka shanse pa u zbulua. Me 10 veta duhet me u krye. 5-6 veta shumë të besueshëm, nuk guxon ashtu të zgjerohesh”, pretendohet se ka thënë Ramabaja në këtë takim.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Avni Llumnica. Në këtë takim, Ramabaja i ka dhënë Murat Jasharit numrin e telefonit të Ramiz Mavriqit, i cili më vonë e kishte kontaktuar avokatin Azem Vllasi dhe i kishte caktuar një takim.
Në atë “takim”, Murat Jashari kishte provuar ta vriste Azem Vllasin, duke e plagosur me një plumb në krah.
Gjyakat Themelore në Prishtinë, më 9 tetor të këtij viti, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ish-kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i cili nga Prokuroria Speciale po akuzohet për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
Vendimin e Themëelores e kishte parë të arsyeshëm edhe Gjykata e Apelit. Kjo e fundit më 25 tetor ka vendosur që ta lë në paraburgim ish-kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, pasi e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të tij, kundër caktimit të kësaj mase prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kujtojmë se Ramabaja dyshohet se është përfshirë në grupin që plagosi ish-anëtarin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar që jetonte në Zvicër. Por, këto akuza vazhdimisht i ka mohuar Ramabaja.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...