Sport

Sportistët e Serbisë kërkojnë urdhra nga Qeveria si të sillen në garat ku merr pjesë edhe Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 14 December 2017

Në takimin e gjashtë të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, të cilin e ka iniciuar kryetari i këtij shteti Aleksandar Vuçiq, mendimet e veta i kanë paraqitur përfaqësuesit e federatave dhe organizatave sportive serbe.

Ata kanë theksuar se qeveria e Serbisë ka dhënë rekomandime se si sportistët e këtij vendi duhet të sillen në rastet kur organizatorë të garave janë ndërkombëtarët e ku garojnë edhe sportistë nga Kosova ose dhe kur Kosova organizon gara ndërkombëtare, transmeton Koha.net. Drejtori i Federatës së Xhudos të Serbisë Dragan Atanasov thotë se ekziston rekomandimi që nuk është detyrues dhe se ai duhet avancuar.

Ai , siç njofton b92, ka shtuar se Serbia dëshiron të kandidojë në kampionatin e Europës për xhudo në vitin 2020 dhe se, sipas tij, duhet të ekzistojnë orientime të qarta për situata të caktuara. Ai ka përkujtuar se Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka pranuar Kosovën dhe se për Kosovën garojnë xhudistë që sjellin medalje.

-Advertisement-

Kryetari i Federatës së Vaterpolos të Serbisë Miodrag Krivokapiq thotë se nuk duhet lejuar kurrë që sportistët të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike, porse nuk duhet lejuar që dikush ta njohë Kosovën.

Përfaqësuesi i Federatës së Sporteve të Serbisë Dane Korica ka thënë se organizatë do të përkrahë çdo gjë që vendos Qeveria e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se sporti serb po bashkohet për ta dhënë kontributin e vet për realizimin e interesave serbe në Kosovë dhe ka përfunduar se Qeveria e Serbisë do të përpiqet që rekomandimet e veta të jenë sa më gjithë përfshirëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera