Vrasjet mes të miturve, fenomen shqetësues në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 14 December 2017
Kosova këtë vit është ballafaquar me një rritje shqetësuese të vrasjeve , sidomos ato raste kur viktimat dhe kryesit e këtij krimi janë të mitur.
Rasti i tillë ishte ai i pak ditëve më parë në kryeqytet ku një i mitur goditi me thikë shokun e tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, apo rasti i pak javëve më parë ku dy të mitur dyshohen të ketë kryer vrasjen e shokut të tyre po ashtu i mitur, shkruan Infokusi.com
Sipas Policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 24 vrasje. Në 18 raste janë zbuluar kryesit e këtij krimi ndërsa 6 raste të tjera janë ende duke u hetuar.
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani në një prononcim për portalin “Infokusi” ka komentuar numrin e vrasjeve në Kosovë si shqetësues.
“Vrasjet në Kosovë janë shqetësuese, si për nga numri po ashtu edhe për nga niveli i ndëshkueshmërisë ligjore” ka thënë ai.
Tutje Ramadani ka vlerësuar armët ilegale dhe ndëshkueshmëria e ulët janë dy faktorët kryesorë kanë ndikuar në numrin e madh të vrasjeve.
“Mendoj se janë dy faktorë kryesorë: ekzistimi i numrit të madh të armëve ilegale në duart e qytetarëve, dhe një praktikë e ndëshkueshmërisë së ulët për autorët e vrasjeve. Në të dy faktorët, institucionet e Kosovës duhet të angazhohen në mënyrë gjithëpërfshirëse” ka thënë ai.
Policia e Kosovë në statistikat dërguar portalit “Infokusi” ka dhënë shifra rreth numrit të armëve ilegale që janë sekuestruar gjatë këtij viti.
“Policia e Kosovës gjate realizimit te detyrave dhe angazhimeve te saja, gjatë këtij viti (janar-nëntor 2017) ka konfiskuar 1055 armë të llojeve të ndryshme. Policia me anë të fushatave dhe apeleve të drejtuar qytetarëve ka kërkuar në vazhdimësi që të mos përdoren armët me theks të veçante gjatë ahengjeve të ndryshme”.
Ndërsa Eksperti i sigurisë ka thënë se duhet të ekzistoj një program për minimalizimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve.
“Numri i armëve të konfiskuar është në rritje, porse gjithsesi duhet të ekzistojë një program i veçantë nacional për reduktimin dhe minimalizimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve.” ka thënë Ramdani.
Ai ka folur edhe vrasjet tek të miturit duke thënë se duhet të fuksionalizohet trekëndëshi shkolla-prindër-nxënës për largimin e potencialit të dhunës.
“Vrasjet me armë tek të miturit janë alarmante dhe paraqesin një indikacion për rritjen e nivelit të potencialit të dhunës në Kosovë, sidomos tek gjeneratat e reja. Këtu, sigurisht, rol të rëndësishëm kanë përpos institucioneve të zbatimit të ligjit, edhe shkollat dhe prindërit. Duhet patjetër të funksionalizohet në mënyrë të plotë trekëndëshi shkolla-prindër-nxënës, me qëllimin e angazhimit të përbashkët për largimin e potencialit të dhunës.” ka përfunduar Ramadani.
Gjatë viteve 2008-2017 në Kosovë kanë ndodhur mbi 400 vrasje, ose saktësisht 411 vrasje prej të cilave 91 vrasje janë ende të pazbuluara apo nën hetime ndërsa për 320 vrasje të tjera janë gjetur autorët, shkruan Infokusi.com
Në përqindje gjatë periudhës janar 2008- nëntor 2017 janë zbuluar 77.85% e rasteve te vrasje dhe vrasje e rëndë./INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...