Sport

Di Maria i pakënqur, kërkon largimin nga PSG

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 14 December 2017

Ángel Di María nuk është i kënaqur me situatën që po kalon te PSG. Futbollisti argjentinas po luan gjithnjë e më pak te skuadra franceze pas mbërritjes së Neymar dhe Mbappe, që konsiderohen të paprekshëm në skemat e Unay Emery.

29-vjeçari mësohet se po ushtron presion te drejtuesit e Parisit, që ta lënë të lirë të largohet, ndoshta që në afatin e janarit. “Jam i lumtur te PSG, por këtë sezon jo aq shumë. Do të më pëlqente të luaja më shumë”, ka theksuar Di Maria.

Mesazhi i Di Marias është i qartë, dëshiron të ndërrojë ambient, për të qenë gjithnjë protagonist në fushën e blertë. Mesfushori u kërkua nga Barcelona gjatë merkatos së verës, por PSG rezistoi deri në fund, duke mos u privuar nga një futbollist cilësor. Mirëpo francezët duhet t’i bëjnë llogaritë mirë edhe me fair play-n financiar, ndaj mund të ndryshojnë qëndrim duke arketuar para nga shitja e futbollistëve për të mos u rrezikuar nga ndëshkimi i FIFA-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera