Sport

Raiola dhe Donnarumma kërkojnë prishjen e kontratës me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 12 December 2017
Kjo do të thotë se çështja “Donnarumma” po rihapet në mënyrë krejt të papritur.
Mund të jetë problemi i fundit që shqetëson Milanin, por nuk duhej aspak në këto momente.

Sipas “Corriere Dello Sport”, klani i menaxherit të Donnarummas (Mino Raiola) kërkon anullimim e kontratës së nënshkruar gjatë verës, pasi peretendon se portieri 18-vjeçar ka pësur dhunë morale.

Kjo do të thotë se çështja “Donnarumma” po rihapet në mënyrë krejt të papritur.

Gigio ka firmosur me Milanin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Në marrëveshje ishte parashikuar vendosja e një klauzole të dyfishtë: 70 milionë euro në rast kualifikimi në Champions dhe 40 nëse Milani nuk do të renditet mes katër vendeve të para, përcjell “Albeu.com”.

-Advertisement-

Kjo klauzolë nuk është firmosur në kontratën që është depozituar në Ligë, që do të thotë se ligjërisht nuk ekziston.

Tani drejtuesit e Milanit mund t’i vendosin një çmim edhe më të lartë poertierit, çka do të sillte një përplasje të pashmangshme me menaxherin Minao Raiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera