Lajme

Kalludra kërkon të dijë se a po u faturohet qytetarëve edhe uji i shpenzuar në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 12 December 2017

Deputetja e LDK-së, Mirjeta Kalludra ka kërkuar nga avokati i Popullit, Hilmi Jashari të sqaroj se a po u faturohen qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës edhe shpenzimet e ujit që bëhen në katër komunat serbe në veri.

Kalludra e bëri këtë pyetje për Jasharin gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera