Sport

Valverde: Jemi të lumtur që morëm tri pikë

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 11 December 2017

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, festoi fitoren e ekipit të tij ndaj Villarreal.

Ai nënvizoi se me rëndësi ishte marrja e tri pikëve, sepse në një transfertë të tillë është gjithmonë e vështirë. Në veçanti, Valverde përshëndeti faktin se Barcelona u kthye për të fituar pas dy barazimesh, sidomos pas fitores së Real Madridit, Atleticos dhe Valencias. “Kjo ishte një lojë e rëndësishme, ku synimi parësor mbetej marrja e tri pikëve. Kjo është gjithmonë e vështirë këtu, ndaj jemi të lumtur që kemi marrë atë që kemi dashur dhe po kthehemi në shtëpi me fitore”. Valverde, gjithashtu, komentoi performancën e Vermaelen: “Ai është një lojtar i madh, ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë. I është dashur të luajë në një moment vendimtar për ne dhe është përgjigjur me seriozitet të madh”.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy