Aida Dërguti merr edhe një përkrahje të fuqishme nga Vetëvendosje pas ofendimit të Albin Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 10 December 2017
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në rrjetin social Facebook ka shkruar se mjetet e komunikimit masiv e kanë ndryshuar edhe mënyrën si shprehen njerëzit nëpër rrjete sociale.
Kjo duke u referuar në mënyrën si e ofendoi deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, themeluesin e VV-së Albin Kurtin.
Në fund, ajo ka shkruar për Albin Kurtin dhe meritat që i ka në këtë parti, që sipas saj do të jenë edhe pas zgjedhjeve të reja.
Statusi i plotë:
Të dashur miq,
Secili individ,zgjedh mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme në situata të caktuara për shprehjen e qëndrimeve dhe bindjeve. Në ditët e sotme, me mundësi të shumta të komunikimit masiv, forumet e ndryshme, përfshi facebookun mund të përdoren për llojlloj qëllimesh.
Eshtë shumë e rëndësishme që në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe në të gjitha rastet të ruajmë anën e mirë që e kemi secili tek vetja jonë, të kujdesshëm me ato që themi, të kufizohemi nga fyerjet e ofendimet, nga ndarjet e përcarjet, por gjithësesi të jemi të sinqert e parimorë. Për mua këto janë të rëndësishme jo vetëm në aspektin personal e profesional, por sidomos kur je pjesë e një grupi më të madh, e një organizate e sidomos e një organizate politike.
Zhvillimet e fundit në Lëvizje me të drejtë kanë shqetësuar shumë secilën nga ne aktivistet e aktivistët, por po aq shumë kanë shqetësuar një numër të madh të qytetarëve të këtij vendi, të gjithë atyre që na besuan e na përkrahën, të gjithë atyre që na mundësuan të jemi forca e parë politike në vend.
Andaj sot, më shumë se më parë ne kemi përgjegjësi të jashtëzakonshme, përgjegjësi për të mirën e përgjithshme.
Albini në urimin e tij pas zgjedhjeve ndër të tjera tha: Shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja! Dhe e përfundoi urimin e tij duke shprehur falenderim e dashuri për të gjithë.
Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, për miqtë, për kritikuesit tanë, e edhe për ata që mund t’i jenë gëzuar zhvillimeve të fundit, ju kujtojmë se Lëvizja ka organet e saj, ka statutin, dokumente e vendime që i kemi miratuar bashkarisht. Andaj tani është e rëndësishme që me qetësi e gjakftohtësi të tejkalojmë situatën e krijuar, duhet të zhvillohet diskutimi në organet udhëheqëse dhe vendimmarrëse, me arsye, pa ofendime e fyerje, me kritikë e me vetëkritikë, me argumente, me marrje të përgjegjësive dhe respektim të masave që i vendos shumica.
Unë uroj dhe besoj që zhvillimet e fundit vetëm se do të ndihmojnë organizatën të zhvillohet e përparojë, kanë ndodhur edhe në subjektet tjera politike, edhe në vendet më demokratike. Andaj një gjë është shumë e rëndësishme tani, që të angazhohemi të gjithë bashkë në interes të së mirës së përgjithshme, në këtë drejtim rol e rëndësi të jashtëzakonshme keni të gjithë ju miq, aktivist e përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje! duke mos ofenduar, duke mos vënë në dyshim fitoren tonë, duke respektuar demokracinë e brendshme dhe duke ruajtur raportet e mira!
Tashë shumë shpejtë do të kemi dhe zgjedhjet e brendshme ku unë jam e sigurtë se do të rikonfirmohet bindshëm përkrahja e madhe që keni dhënë për Albinin!
Albin Kurti ka merita të jashtëzakonshme historike. Ai tashmë është personalitet i dëshmuar për vizionin, guximin, menqurinë, vendosmërinë, vetsakrificën. Gjithë atë që e ka arritur me punë e përkushtim gjatë gjitë këtyre viteve nuk mund ta mohoj e as ta kontestoi askush.
Për të gjitha cështjet tjera, për vërejtjet dhe kritikat, për gjërat me interes e edhe për të drejtat statutore, sic është e drejta për të garuar duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta jo vetëm për t’I respektuar, por për t’I promovuar sa më shumë!
Lëvizja jonë ka nevojë për secilin nga ne!
Në VETËVENDOSJE! na mbajnë bashkë parimet!
Për të mirën e vendit ne nuk guxojmë dhe nuk do të dobësohemi!
Ne duhet dhe do të vazhdojmë rrugën përpara sukseshëm, me gjakftohtësi, me mendje e me zemër!
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...