Lajme

A ka shenja të radikalizmit islamik në burgjet e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 10 December 2017

Të burgosurit kosovarë, të përfshirë më herët në luftërat në Siri dhe Irak, nuk shfaqin shenja të ndonjë radikalizmi islamik në burgjet e Kosovës.

Ky është vlerësim i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj në intervistë për RTV 21.

Pohon se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me këtë kategori të burgosurish.

-Advertisement-

Thekson se më shumë janë të përqendruar që edhe brenda burgjeve këta të burgosur të përgatiten për riintegrim në shoqërinë kosovare, pas pjesëmarrjes së tyre në luftërat e pakuptimta në Siri dhe Irak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera