Rozë

Rita Ora mbulon fytyrën me shall teksa shoqërohet me të dashurin e ri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 09 December 2017

Ajo më në fund ka konfirmuar romancën me muzikantin Andre Watt.

Rita Ora në një formë është detyruar të bëjë publike lidhjen me 26-vjeçarin pasi që u përfol për një lidhje me luftëtatin e arteve marciale, Conor McGregor.

Madje, mediat britanike raportuan se dyshja sërish ka filluar të shoqërohet dhe se kanë pasur kohët e fundit një natë të zjarrtë.

-Advertisement-

Këngëtarja shqiptare tashmë është kthyer në kryeqyteti britanik pas një turneu në SHBA.

Ajo është fotografuar nga paparacitë në aeroportin Heathrow teksa mbulonte fytyrën me shall ndërsa e shoqëronte i dashuri, Watt dhe e motra, Elena.

Rita nuk ka pranuar të flas për mediat për të romancën si dhe për thashethemet që e lidhnin me McGregorin.

Kujtojmë se kënga e fundit e titulluar “Anywhere” e Orës është parë mbi 30 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera