Lista me emrat e futbollistëve që do ta fitojnë “Topin e Artë” pas Messit dhe Ronaldos
Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 09 December 2017
Cristiano Ronaldo ka arritur të fitojë topin e pestë të artë në karrierën e tij duke barazuar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesin. Këta dy lojtarë kanë dominuar botën e futbollit gjatë dekadës së kaluar, por po vjen koha që “diktatura” t’i kalojë gjeneratës së re të futbollistëve.
Në vitet në vazhdim, disa prej lojtarëve më të talentuar të momentit priten të përballen kokë më kokë për titullin e Topit të Artë. Një prej tyre është edhe ylli i PSG-së, Nejmar, i cili ka qenë i treti në renditjen e këtij viti për të fituar këtë trofe.
Braziliani u largua gjatë merkatos së verës nga skuadra e Barcelonës pikërisht me synimin për të fituar topin e artë duke u nxitur nga fakti se nuk mund ta arrinte duke i bërë hije Lionel Mesit në skuadrën katalanase.
Një tjetër emër, i cili pritet të jetë një nga garuesit më potencial për këtë titull është edhe sulmuesi i Atletikos, Antuan Grizman. Në vitin 2016-të, Grizman është renditur i treti sa i përket emrave favoritë për Topin e Artë.
Edhe pse gjatë këtij sezoni nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, ai pritet të jetë një nga konkurrentët më të favorizuar për të ardhmen. Edhe emri i talentit, Kilian Mbape, është ngritur shumë gjatë kohëve të fundit pas formës së shkëlqyer në skuadrën e PSG-së.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...

































