Lajme

ATK prezanton të arriturat për periudhën Janar-Nëntor 2017

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 08 December 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar të arriturat që e kanë përcjell periudhën Janar-Nëntor 2017.

Temat kryesore të kësaj konference ishin vlerësimet e raporteve ndërkombëtare nga FMN,UNDP dhe Komisioni Evropian, të hyrat Janar – Nëntor 2017, shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve, monitorimi i Lojërave të Fatit, masat disiplinore ndaj stafit të ATK-së, fiskalizimi i bizneseve, marrëveshjet e bashkëpunimit, etj.

Drejtori Imeri, para mediave tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, ku deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 381.9 milionë euro ose 91% e planit për këtë vit.  Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

-Advertisement-

Ndër të tjera, gjatë kësaj konference u prezantuan edhe vlerësimet e raporteve ndërkombëtare, si ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, UNDP-së dhe Komisioni Evropian, të cilat kanë vlerësuar se ATK po shënon progres të vazhdueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe operative. Po ashtu, me theks të veçantë u fol  për raportin e fundit të UNDP-së, rreth perceptimit të qytetareve për nivelin e korrupsionit në institucionet publike, në të cilin raport ATK nga 32.5%  ka shënuar rënie të perceptimit të korrupsionit në 17.4%.

U prezantuan edhe rezultate nga parandalimi dhe luftimi  i ekonomisë jo-formale, të cilat njëkohësisht janë vlerësuar edhe në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian.

Mediat u njoftuan edhe me aktiviteteve e lojërave te fatit, ku për periudhën raportuese janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 1.3 milion euro, për të gjitha subjektet e lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre e kanë zhvilluar duke mos e respektuar ligjin përkatës.

Drejtori në përmbyllje të konferencës, tha se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.

 Njëkohësisht, i falënderoj të gjitha mediat, të cilat mundësojnë informim të shpejt për opinion publik rreth të gjitha zhvillimeve në administratën tatimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera