Europa League, Skënderbeu shkon pa sulmues në Bernë. Formacioni i mundshëm
Autori: Gazeta inFokus
09:14 | 07 December 2017
Një ditë përpara ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve të Europa League, Skënderbeu ka udhëtuar drejt Bernës, ku do të ndeshet me Young Boys, por me një problem jo pak të vogël sa i përket formacionit.
Pas dëmtimit të sulmuesit Ali Sowe, duket se trajneri Ilir Daja nuk mund t’i besojë në repartin ofensiv as sulmuesit nigerian James Adeniyi, i cili për fat të keq nuk është pajisur në kohë me vizë dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit drejt Zvicrës.
Edhe pse drejtuesit e klubit korçar bënë gjithçka të mundshme që James të pajisej me vizë, nigeriani ka ngelur përfundimisht jashtë grumbullimit për këtë ndeshje.
Një dhimbje koke më shumë për trajnerin Daja, i cili duket se është i detyruar të marrë masa për formacionin, me të cilin do të zbresin në fushë korçarët mbrëmjen e së enjtes në orën 19:00. James ishte titullar në qendër të sulmit gjatë fitores 2-1 të Skënderbeut përballë Kukësit, në fundjavë, duke shënuar edhe golin e fitores.
Nga raportimet më të fundit nga kampi korçar, Skënderbeu mund të zbresë në fushë me këtë formacion: Shehi në portë; Vangjeli, Jashanica, Aliti dhe Mici në mbrojtje; Lilaj përpara mbrojtjes, ndërsa reparti i mesfushës do të plotësohet nga Gavazaj, Muzaka, Nimaga dhe Sahiti; kurse i vetëm në sulm do të luajë njëri prej Demte dhe Gripshit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























